E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjaku i Ronald Reaganit në ankand

Fondacioni i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, ka shprehur iritimin e tij, pasi mësoi se një mostër e gjakut të tij ishte vënë në shitje në një ankand online.

Kompania e ankandeve PFC, me bazë në Britani, deklaroi se gjaku ishte marrë nga Reagan, pas dështimit të atentatit për vrasjen e tij në vitin 1981.

Faqja e internetit e PFC vendosi ofertën fillestare prej 6.270 funtesh ditën e martë.

John Heubusch, drejtor ekzekutiv i fondacionit të ish-presidentit, deklaroi se nëse kjo është e vërtetë, ai do të luftojë për të ndalur këtë akt të turpshëm.

“Nëse kjo histori rezulton e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një akt të ulët dhe ne do të përdorim çdo mjet ligjor për ta ndalur shitjen”, deklaroi Heubusch.

Ai tha gjithashtu se spitali ku ish-presidenti Reagan u trajtua ka siguruar fondacionin se një hetim është hapur për të zbuluar se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›