E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palacio, lojtar i ri i Interit

Rodrigo Palacio do ta vesh fanellën e Interit, nga sezoni i ardhshëm. Për këtë ka konfirmuar presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, sipas së cilit, të dyja klubet kanë arritur marrëveshje dhe sulmuesi argjentinas do të jetë Nerazzurr.

“Rodrigo Palacio do të jetë lojtar i Interit. Ne kemi arritur marrëveshje për transferin”, tha Preziosi për mediat italiane.

30 vjeçari iu bashkua Genoas nga Boca Juniors në verën e vitit 2009, ndërsa realizoi 41 gola në 100 ndeshje për ekipin nga Linguria. Pas Palacios, Interi synon ta transferojë edhe sulmuesin tjetër argjentinas, Ezequiel Lavezzi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›