E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja duhet ta presë Villan

Juan Mata beson se selektori i Spanjës, Vincente del Bosque, duhet t’ia japë rastin David Villas në Euro 2012. Golashënuesi më i mirë në histori të ‘Stuhisë së Kuqe’ ka qëndruar jashtë fushës së blertë nga dhjetori i vitit të kaluar pas një lëndimi të rëndë, por ai duket se tashmë është gati.

“Nëse është një lojtar që Kombëtarja po e pret të rikthehet nga lëndimi, ai është David Villa”, deklaroi ish futbollisti i Valencias.

Mesfushori i Chelseas beson se edhe sulmuesi Fernando Torres mund të ketë një Evropian të suksesshëm, edhe pse kaloi një sezon të vështirë në Londër, ku luajti shumë pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›