Gjaku i gjetur ne banesen e Prrenjasit krahasohet me ADN-ne e Julian eles

Mosgjetja e trupit te voglushit Julian Çela në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, ka shtyrë grupin hetimor të organit të akuzës të kërkoj prova të tjera shkencore, për zbardhur misterin e zhdukjes së 10-vjeçarit.
Prokurorët, pas gjetjes së disa gjurmëve të gjakut në banesën ku pedofili Ardjan Prrenjasi strehohej, kanë sekuestruar disa sende personale të voglushit të zhdukur. Hetuesit kanë marr fletore nga çanta e shkollës së Julianit dhe disa bluza të cilat 10-vjeçari I kishte veshur para se të zhdukej…këto sende personale dhe gjurmët e gjakut të gjetur në banesën e pedofilit, janë dërguar në një laborator kriminalist jashtë Shqipërisë për të krahasuar ADN-n e gjakut të gjetur në shtëpinë e Prrenjasit me ADN-n e 10-vjeçarit, të marr nga fletoret dhe bluzat e tij...
Përgjigjia e këtij krahasim shkencor, sipas hetuesve, do të provoj nëse Julian Çela ka qenë në banesën e pedofilit, i cili pretendon se e ka mbyt me duar 10-vjeçarin pas kundërshtimit për të kryer marrëdhënie seksuale…Prrenjasi, pretendon se Julianin pasi e ka mbytur, e ka mbështjell me batanije dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Edhe pas shumë kërkimeve në vendgrumbullimin e mbetjeve, trupi i 10-vjeçarit ende nuk është gjetur….