Nikaia binjakja e vogel e Bylisit e harruar

Një qytet i harruar antik, që nuk i takon askujt. Nikaia, qyteti i parë i bylinëve, ka pasur fatin e binjakes së braktisur, por shkëlqen ende. Ndodhet në fshatin Klos të Mallakastrës.
Me teknikë të lartë ndërtimi për kohen, ka shëtitore , murr rrethues dhe teatër prej 1700 vendesh, te gdhendur ne gur .
1 km larg Bylisit , Nikaia i parapriu qytetit të madh të bylinëve me 100 vjet . Mund të quhet i pari i qytetërimit Ilir.
Vetëm banorët e fshatit Klos duket se kujdesen, por jo për turizëm, as për vlerat e rralla.
Ata e kanë ndarë në parcela dhe e përdorin për kullotë bagetish. Parku arkeologjik i Bylisit 1 km larg nuk e ka në juridiksionin e tij, po as Ministria e Kulturës.
Zbulimet e deritanishme në Nikaia flasin për një qytet ku jetohej në mirëqenie duke gëzuar të gjitha të drejtat që u jepeshin qytetarëve të periudhës së lashtë .
Në pjesën anësorë të teatrit janë gjetur mbishkrime që flasin për dhënien e aktit të qytetarisë ekuivalenti i lejes së qëndrimit sot.
Qyteti ngjall kureshtjen e turistëve që e shohin prej kodrës së Bylisit. Ngjitja në Nikaia kërkon shpirt aventure por ia vlen për të shijuar gjurmët e civilizimit Ilir, kombinuar me pamjen e luginës së Klosit ,që zbret thikë poshtë kodrës.