E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjallerohet tregu i pasurive te paluajtshme

26/10/2010Ekspertet e bankes keshillojne marrjen e kredise ne leke shmangni kursin e kembimit

ProCredit Bank sjell Shtepia Juaj jemi Ne me interesa te uleta dhe afate te gjata pagese

ProCredit Bank ka ditur te terheqe me sukses klientet ne kerkim te nje shtepie gjate muajve te fundit- thone ekspertet e sektorit bankar. Oferta me e re per financimin e shtepise ka dy tiparet kryesore qe permbushin pritshmerite e tregut te pasurive te paluajtshme ne keto momente interesa te ulura kredie dhe afate te gjata pagese. Eliminimi i procedurave qe humbasin kohe dhe aprovimi i shpejte ne vetem tre dite eshte nje faktor shtese kur klienti shqyrton nje investim te rendesishem. Drejtuesit e ProCredit Bank shprehen se jane te kenaqur me shifrat e muajve te pare dhe tendenca e tregut duket pozitive. Baza e gjere e klienteve qe marrin sherbimet nga Banka ProCredit ne treg ka mundesuar segmentimin e qarte te klienteve te interesuar ne kete produkt dhe dizenjimin e paketes ne pershtatje te kerkesave te tyre. Analistet keshillojne klientet te veprojne me zgjuarsi per vendimin e blerjes se shtepise. Financimin per shtepine tuaj ju duhet ta merrni ne leke sepse per ju eshte e rendesishme te paguani ne monedhen qe merrni te ardhurat tuaj dhe te mos demtoheni nga kapricot e kursit te kembimit - sugjerojne ata. Sa i perket kushteve qe nje klient duhet te plotesoje per te financuar shtepine ato jane dukshem favorizuese. Mjafton te keni nje aktivitet tuajin apo nje vend te qendrueshem pune dhe garantoni banken qofte dhe me pronen qe do te blini. Paketa e ProCredit Bank ju mbron nga ulje-ngritjet e tregut financiar fale nje interesi te pandryshueshem pergjate viteve te para te financimit.

Oferta fleksibile

Shtepia Juaj jemi Ne eshte nje oferte fleksibile nga pikepamja e shumes se financimit si per ciftet e reja dhe per klientet qe kerkojne nje banese ne qender te qytetit. Shqiptaret e shohin blerjen e nje shtepie si alternativen afatgjate ne reduktimin e kostove mujore te jeteses dhe sigurimin e nje prone qe garanton te ardhmen e femijeve. Vitet e fundit eshte rritur numri i kompanive te huaja qe operojne ne tregun e pasurive te paluajtshme dhe investimi per shtepi ne mos rezulton neser fitimprures do te konsiderohet patjeter nje zgjedhje e mire ne kohen e duhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›