E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF njofton hyrjen ne tregun nderkombetar per Eurobondin

Duke marre parasysh situaten e stabilizuar te tregjeve te kapitalit gjate javeve te fundit dhe pas marrjes se te gjithe autorizimeve nga Kuvendi i Shqiperise kjo ministri do te kerkoje 400 milion euro borxh.

I udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i Eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave. Pritshmeria e Ministrise se Financave eshte per nje pjesemarrje te larte te institucioneve financiare nderkombetare qe mund te perfshijne fonde investimesh banka shoqeri pensionesh e sigurimesh etj thane burime zyrtare.

Ministria thekson se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Me tej sqarohet se pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem.

Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i Ministrise eshte te emetoje nja sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit eventual te Eurobondit. Ministria e Financave beson se transaksioni do te realizohet me sukses dhe thekson se ky emetim perben nje zhvillim te nje rendesie historike per financat tona publike duke konfirmuar kredibilitetitn e ekonomise sone per te hyre ne tregun e kapitaleve.

2010-10-26 1257

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›