Finalizohet projekti E-Farmaci

Ky projekt mundëson lidhjen në kohe të shpejtë të rreth 96% të të gjithë shërbimit farmaceutik të kontraktuar në të gjithë vendit.
“Ky subjekt siguron informacion në kohë reale dhe të përditësuar në lidhje aktivitetin e Farmacive, me Rimbursimin e medikamenteve të listës duke realizuar në të njëjtën kohe kontrolle me eficente, shpejtësi në vendimmarrje dhe transparence me të gjere në trasaksionet tona financiare me këta ofrues”, u shpreh drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor, znj. Elvana Hana.
Ajo shtoi se shumë shpejt synojmë gjithashtu përfshirjen ne sistemin ‘E-Farmaci’ të recetave për listën e barnave të shtrenjta. Në baze të kontratës së re me farmacitë, këto kanë 48 orë afat për të regjistruar recetën që ekzekutojnë. Falë këtij sistemi, ISKSH nëpërmjet drejtorive të saj të kontrollit, marrin brenda 48 orësh një informacion për transaksionet dhe sasinë e barnave.
E-Farmacia ka krijuar një regjistër qendror online te barnave të rimbursueshme. Tani mjafton te azhurnojmë listën e barnave ne serverin e ISKSH dhe në çast e kanë të gjitha farmacitë. Gjithashtu ky projekt ka krijuar një regjistër qendror online te farmacive. Regjistri ka te dhëna identifikuese, të dhëna për të kontaktuar me farmacinë, si dhe statusin e kontratës.
Një ndër projektet me madhore qe ISKSH aktualisht po punon është ai i ndertimit dhe funksionimit të sistemit të integruar të informacionit të skemes sociale të sigurimeve shëndetësore. /S.Ll/Start/
2011-09-09 14:13