Gjana: Edi Rama me sjelljen e tij prej vulgari ka kryer edhe përdhunime

Partia Demokratike intensifikon akuzat në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, duke dënuar ashpër sjelljen e tij vulgare, mbërritur kjo deri akte monstruoze si përdhunimi. Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka akuzuar rëndë sot kreun e opozitës, Edi Rama duke e quajtur atë vulgar që tenton të djegë Shqipërinë. Gjana u shpreh gjithashtu se Edi Rama mbart në vetvete edhe disa akte të tjera anti ligjore, siç është krimi i shëmtuar i përdhunimit. “Ne s’jemi marrë më gratë e Ramës, por gjuha e tij na detyron të reagojmë. Rama është përdhunues. Edi Rama me sjelljen e tij brutale ka shkelur çdo kod moral dhe çdo ligj të shtetit. Sjellja e tij vulgare ka arritur deri në përdhunime”, u shpreh deputeti demokrat Jemin Gjana. Gjatë deklaratës së tij nga selia e PD, deputeti Gjana nuk ka kursyer akuzat edhe për deputeten Arta Dade, e cila ka bashkëpunuar me bandën e Aldo Bares dhe tani ka për detyrë t’i dërgojë të arrestuarit cigare në burg. Gjana publikoi gjithashtu edhe një tjetër fakt të rëndë për deputeten e Edvinit. Sipas tij, kjo deputete ka në shtabin e saj elektoral anëtarë të bandës së Lushnjes, e drejtuar vite më parë nga Aldo Bare. "Arta Dade me lidhjet e saj me krimin, ka për detyrë tani, t’i çojë Aldo Bares cigare në burg. Arta Dade ka në shtabin e saj elektoral, dy anëtarë të Bandës famëkeqe të Lushnjes që drejtohej vite më parë nga Aldo Bare”, deklaroi më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana.
...