E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po kthen Tatimet ne organe policore e gjyqesore

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i kerkoi Kryeministrit dhe qeverise te mos e miratojne projektligjin per Procedurat Tatimore. Nje kerkese te tille, kreu socialist e bazoi ne faktin se miratimi i nje projektligj te tille do te thellonte me tej krizen e marredhenieve mes shtetit e sipermarresve ne vend, si dhe do te perkeqesonte edhe me tutje klimen e biznesit ne vendin tone. "Shpreh te gjithe shqetesimin dhe refuzimin tone per Projektligjin e Procedurave Tatimore dhe duke ndare, thuajse te njejtat, shqetesime me komunitetin e biznesit, lidhur me kete projektligj te konceptuar mbrapsht, une i kerkoj Kryeministrit qe, ne radhe te pare, te mos shkele detyrimin ligjor te transparences e te konsultimit me kete komunitet", vleresoi Rama gjate nje komunikimi me mediat. Sipas tij, eshte i papranueshem sekuestrimi nga zyra e tatimeve pa nje procedure gjyqesore qe lejon prapesimin per cmimin, sikunder e ben te mundur projektligji i rrezikshem qe kryeministri kerkon te miratoje pa llogaritur pasojat e renda qe shtohen per komunitetin e biznesit. "Ky komunitet, edhe pse ka fituar para pak ditesh nje te drejte kushtetuese, e rigjen veten te dhunuar antikushtetueshmerisht nga nje Kryeminister qe jo vetem s'ka gjase te zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese per gjobat, po, sic shkruhet qarte ne kete projektligj, kerkon t'i ktheje zyrat e tatimeve ne zyra me atributet e organeve policore apo gjyqesore, duke i detyruar sipermarresit te paraqiten si te dyshuar para tyre", vuri ne dukje kryetari i PS-se, gjate fjales se tij. Per kete arsye, Rama kerkoi qe para miratimit, ky projekt te diskutohet me komunitetin e biznesit, pasi, sipas tij, eshte nje detyrim ligjor e jo nje bujari e qeverise qe te mos ktheje ne ligje nisma te padiskutuara me sipermarresit.

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›