E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Vendimi për tokat, nuk cënon pronën

Vendimi i qeverisë për tokat djerrë, nuk kërkon aspak të cënojë të drejtën mbi pronën. Kështu e ka komentuar ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, këtë nismë qeveritare, e cila ka çelur një seri debatesh. Gjana tha se qeveria vendosi të mos aplikojë taksën për tokat e papunuara, sepse kjo nuk ka rezultuar një masë e jo e suksesshme.
Në Shqipëri sipas ministrit, Jemin Gjana vetëm 10% e tokës bujqësore rezulton e papunuar, dhe kjo në vendet me emigracion të theksuar.
Ministri Gjana deklaron se shumë vende aplikojnë masën më drastike për tokat e lëna djerrë, duke marrë vendimin për heqjen e pronësisë. Në Shqipëri, është menduar një masë shumë më e zbutur, por që synon të vërë në eficencë të gjitha hapësirat e shfrytëzueshme për bujqësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›