E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama sulmon për të fshehur pasurinë

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së saj, Erla Mëhilli, deklaroi sot se, " me sulmet e përditshme familjare ndaj Kryeministrit, Edi Rama për të cilin vlerat familjare nuk ekzistojnë, përpiqet të maskojë fshehjen e pasurisë së vjedhur që ai bën me 2K me Edilët me Shkrelat me Eftimët, me Fidelat me Besnikët e Dashët e tij". Reagimi i saj erdhi pas deklaratës së përfaqësueses së Selisë Rozë, Elisa Spiropali e cila tha se, " unë dua përgjigje në emër të të gjithë gjeneratës si mund të bëhen edhe të rejat e të rinjtë e familjeve të zakonshme shqiptare po aq të pasur sa fëmijët e kryeminstrit""Kryetari pa mandat i Partisë Socialiste që i dha 30 leje ndertimi Delijorgjit e që po ndërton qytezën me të , që 70 përqind të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin, që zotëron përqindjen e tij në kullat që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij, vazhdoi sërish sot me sulmet e radhës ndaj familjes së Kryeministrit", tha Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›