I shumëkërkuari Dritan Dajti vret 4 policë, vdesin dhe dy miqtë e tij

Katër policë janë vrarë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, i supekërkuar i Interpolit, i arratisur nga Gjykata e Tiranës gjatë procesit të gjykimit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur të vdekur edhe dy miqë të Dritan Dajtit Ledjan Mara dhë një person tjetër i paidentifikuar. Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, është arrestuar dhe është dërguar në spitalin e qytetit të Durrësit.
Dritan Dajti është një nga 9 më të kërkuarit e Interpolit. Policët e vrarë janë të forcave speciale të Tiranës. Njëri nga forcat blu që ka mbetur i vdekur është Fatos Xhani. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes dy grupeve rivale. Policia ka shkuar në vendngjajrë për të ndërhyrë dhe Dritan Dajti ka qëlluar drejt efektivë të policisë. Në vendngjarje është nisur kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Dritan Dajti u arratis nga Gjykata e Tiranës, në 17 nëntor të vitit 2003. Ai është i kërkuar për vrasjen e një biznesmeni.