E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 4 policë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, vdes dhe miku i tij

Një operacion i policisë për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti ka sjellë një blianc tragjik. Pesë të vrarë dhe tre të plagosur. Nga viktimat katër janë punonjës policie dhe tjetri është mik i Dritan Dajtit, Ledion Mara. Ndërsa Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, së bashku me nipin dhe kunatin e tij. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe 22 vjeçarin, Erges Xhaxhi i cili ndihmoi Dajtin që të arratisej nga policia.Ndërkohë , nga të dhënat e para mësohet se është lënduar edhe një fëmijë i cili ka qenë duke pushuar, por pa probleme për jetën. Dritan Dajti ka mbetur i plagosur, është arrestuar dhe është sjellë në spitalin ushtarak, nën kujdesin e ekipit mjekësor .
Efektivat e policisë që kanë mbetur të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit janë Altin Dizdari, 33 vjeç, Sajmir Duçkollari, shefi i repartit speciale, Fatos Xhani, 38 vjeç dhe Kastriot Feska.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit si dhe drejtori i përgjithshëm Ahmet Prençi.
Por kush është i shumkërkuari i drejtësisë shqiptare. Arrestimi i fundit i Dajtit është regjistruar më 21 prill 2001, Dajti u kap me librezën e studentit në xhep, pasi atë ditë sapo kishte dhënë një provim në fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik. Dritan Dajti arratiset mesditën e 17 nëntorit 2003, nga Gjykata e Tiranës duke shënuar kështu një nga arratisjet më sepktakolare në drejtësinë e shqiptar.
Dajtit akuzohet për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Agim Beqa. presidenti i kompanisë së ndërtimit "Besa Construksion".
Ndërkohë për Dritan Dajti do të kujtohet për arratisjen nag Gjykata e kryeqytetit vetëm në 10 minuta. Sipas dëshmitarëve pasi ka zbritur nga makina e togës së shoqërimit, ai ka kërkuar të shkojë në tualetin e katit të parë. Pasi ka dalë nga tualeti, Dajti nuk është kontrolluar nga policët, të cilët e shoqëruan më pas në dhomën e izolimit të gjykatës. Pak minuta para se të fillonte seanca gjyqësore, Dajti ka zbërthyer prangat nga duart, ka nxjerrë një pistoletë "Makarov" nga brezi dhe ka kërcënuar policin që e shoqëronte. Me pistoletë në dorë ai ka kërcënur tmerruar njerëzit që ndodheshin në Gjykatë, ndër të cilët edhe prokurorin e çështjes. Policët që ndodheshin në Gjykatën e Tiranës janë munduar të neutralizojnë Dajtin, por ky i fundit ka mundur të largohet, pa rënë në duart e policisë. Tek porta e Gjykatës atë e ka pritur një motor, i cili ka mundësuar edhe arratisjen e 32- vjeçarit të akuzuar për vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›