E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS: Te vegjlit te reflektojne

Demokratet dhe socialistet duket se jane ne te njejten linje per sa u perket perpjekjeve per t'i dhene fund trafikimit te votes dhe deputeteve, nepermjet shfrytezimit te hapesirave te ligjit dhe sistemit elektoral. Keshtu, Partia Socialiste u beri thirrje dje aleateve te saj te reflektojne lidhur me qendrimin e tyre mbi reformen zgjedhore, nderkohe qe nuk terhiqet nga propozimi i saj per nje sistem proporcional rajonal. Kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, referuar dhe vendimit te Kryesise socialiste, mbi kete ceshtje, vuri ne dukje se "sistemi aktual eshte nje sistem i padiskutueshem me. Jemi drejt nje opsioni te nje sistemi proporcional rajonal, natyrisht, dhe kalimin nga zona me lista nje-emerore ne zona me lista shume-emerore. Ky lloj sistemi do t'i sherbeje zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi dhe ne fund te fundit, shmang mundesine e transferimit, tjetersimit te votes, apo abuzimin me voten e shqiptareve". Nderkohe qe, ndalur konkretisht ne qendrimet me te fundit te partive te majta, lidhur me reformen zgjedhore, Leskaj vleresoi se socialistet jane te hapur dhe jane ne pritje te reflektimit te diskutimit dhe te bashkepunimit me te gjithe aleatet ne opozite. "Jemi ne pritje, qe ata te vijne me propozimet e tyre per t'u diskutuar, por, sic e thashe, sistemi aktual nuk diskutohet me", tha Leskaj.
Kryetari i Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi diten e djeshme se PD nuk mund te plotesonte kerkesat e partive te vogla per ruajtjen e sistemit aktual zgjedhor. Sipas Patozit, te pranoje sistemin aktual te zgjedhjeve apo te afert me te, do te thoshte te lejoje fenomenin e Dushkut dhe manovrat e tjera elektorale. Sipas tij, debati per reformen zgjedhore po kthehet ne nje debat qesharak, duke shtuar se ka disa levizje politike qe shkojne ne kundershtim me ate qe deklarohet dhe me ate qe thuhet. Patozi siguroi dje se PD do te do te pranoje cdolloj sistemi zgjedhor qe do te propozoje opozita, por, sipas tij, i takon forumeve te PD-se per te vendosur mbi modalitetet dhe detajet e ketij procesi.
O.Xhilaga/F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›