Rama injoron LSI-ne
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje nje takim me te rinjte dhe te rejat e qytetit te Lacit, nderkohe qe pasdite vone ka zhvilluar takimin tjeter me punonjesit e shendetesise ne Vlore. Kesisoj, kreu socialist, Rama vijon turin e tij te takimeve, duke krijuar keshtu bindjen se, pavaresisht zhvillimeve politike ne kryeqytet, tashme PS e ka zgjedhur rrugen e saj. Madje, per me teper, kjo parti se fundmi ka vendosur piketat dhe per reformen zgjedhore, dhe nga ana tjeter po pergatit terrenin per fushaten elektorale lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si gjithnje, Rama ka bere thirrje per nje bashkim pertej partive politike, ne funksion te zhvillimit te vendit. Gjithashtu, kreu i selise roze nuk harroi te evidentonte dhe njehere faktin se Partia Socialiste perfaqeson politiken e re, te bashkimit te ri, pertej te majtes dhe te djathtes.