Lutaj-PAD:"Nuk i bashkohemi Metes"
"PAD nuk do t'i bashkohet asnje iniciative per hir te karriges kryeministrore, qe, me sa po shohim, po hedh ne ere elektoratin e opozites dhe, me sa duket, ka rrezik te na lere edhe pese vjet te tjera pa uje e pa drita". Nje konfirmim i tille u be dje nga sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Pirro Lutaj, i cili vuri ne dukje faktin se "Partia Aleanca Demokratike nuk do t'i bashkohet nismes "E Majta per Integrim", te iniciuar nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Sipas tij, PAD eshte pjese e tryezes se partive te vogla, por ajo do te luftoje deri ne fund per reformen zgjedhore dhe nuk do t'i bashkohet asnje aventure brenda kampit opozitar me regjistrime fantazme. Po ne kete linje, Lutaj sqaroi se "PS ka nje pergjegjesi shume me te madhe per aleatet dhe me cdo kusht duhet te respektoje ata ne kete periudhe historike qe po bashkejeton me ta".