Biden: Ekonomia e dobët po shtyn Rusinë drejt bërthamoreve
Ekonomia në vështirësi e Rusisë si edhe pragmatizmi i liderëve të saj po shtyn Moskën të bëjë marrëveshje për armët bërthamore, ndërkohë që Uashingtoni po përpiqet në përmirësimin e marrëdhënieve me të, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Biden bëri deklaratën e mësipërme në një intervistë me gazetën ''Wall Street Journal'', pas vizitës në Ukrainë dhe Gjeorgji për të shprehur mbështetjen amerikane për dy shtetet
ish-sovjetike.
Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan, Barack Obama vizitoi Moskën për një samit, ku ai dhe homologu rus, Dmitri Medvedev premtuan nënshkrimin e një marrëveshjeje në dhjetor për reduktimin e mbushjeve bërthamore të raketave. "Rusia ka tashmë një ekonomi në rënie, një sektor bankar që nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë 15 vitet e ardhshme. Ata janë në një situatë ku bota përpara tyre po ndryshon dhe ata po i drejtohen një të kaluare që nuk të çon asgjëkundi", deklaroi Biden në intervistë.
"Eshtë pikërisht ekonomia ajo që po detyron liderët rusë në reduktimin e mbushjeve bërthamore të raketave", theksoi ai. "Kremlini po tregohet pragmatik si asnjëherë tjetër", shtoi Biden.