E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët britanikë: Negociata me Hamasin

Deputetët britanikë i kanë kërkuar qeverisë të nisë negociatat me krahun moderator të Hamasit duke theksuar faktin se politika perëndimore e shmangies së grupit islamik palestinez po tregonte pak gjasa suksesi.
Komiteti parlamentar britanik për Marrëdhëniet me Jashtë tha në një raport se i përmbahej qëndrimit të shprehur dy vjet më parë se qeveria duhej të angazhohej politikisht me krahun moderator to Hamasit, që ka nën kontroll të plotë Rripin e Gazës.
Britania dhe Perëndimi kanë refuzuar kontaktet me Hamasin për shkak të qëndrimit të tij për të mos njohur Izraelin dhe për rifillimin e dhunës.
"Ne kemi arritur në përfundimin se ka pak shenja se politika aktuale do të jetë e suksesshme'', tha komiteti me anë të një deklarate. "Ne kemi arritur në përfundimin se arritja e qëllimeve do të jetë e vështirë një bashkëpunim më të madh me Hamasin vetë'', theksonte ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›