Gjashtë ditë jetë, operohet në zemër

Belkiza Beqo është sjellë me urgjencë nga Materniteti i Tiranës për diagnostikim sa më të shpejtë pasi kishte një defekt të lindur në enët e mëdha të gjakut që furnizojnë zemrën, diagnozë e cila ishte e vështirë dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.
Mjekët pediatër, kardiologë dhe kardiokirurgë kanë pohuar se tashmë Belkiza është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë kryer edhe një nga ekzaminimet për të parë ecurinë e vogëlushes. “Ky ishte një nga ato operacione dhe ndërhyrje të cilat nuk prisnin kohë, por kërkonin një ekip të specializuar të mjekëve. Është pikërisht stafi i kardiokirurgjisë i cili ka kryer për herë të parë këtë ndërhyrje tek një fëmijë 6 ditësh me një peshë 3 kg. Mbas këtij operacioni edhe në ditët në vijim për kirurgët puna ka qenë mjaft intensive pasi vetëm në 10 ditë janë realizuar 30 operacione tek fëmijët duke filluar nga diagnozat më të lehtë e deri tek ato të vështirat” ka pohuar Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku.
Mjekët Altin Veshti dhe Numila Kuneshka tregojnë mbi diagnostikimin dhe operacionin e kryer. “Belkiza është fëmija i tretë i çifti Beqo. Në momentin e lindjes mjekët neonatologë kanë vënë re një cianozë (nxirje) duke e cilësuar si një problem shëndetësor. Brenda ditës është bërë transporti për në QSUT, brenda orëve të para të jetës duke menduar për një problem të zemrës. Me diagnostikimin e bërë rezultoi një problem i enëve të mëdha të gjakut, një diagnozë që kërkon ndërhyrjen kirurgjikale me urgjencë, brenda dy javëve të para të jetës. Si rezultat i bashkëpunimit me mjekët naotalogë, por edhe me ekipin e kardiokirurgëve u bë e mundur ndërhyrja kirurgjikale tek ky fëmijë dhe shpëtimi i jetës. Sot vogëlushja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore” tha mjekja pediatre, Numila Kuneshka.
Për kardiokirurgun Altin Veshti kjo mbetet një nga ndërhyrjet e para e bërë në një moshë kaq të vogël. “Për sa i përket rasteve të ndërhyrjeve që ne kryejmë mund të them se nuk kemi një shtim të tyre, por një diagnostikim më të shpejtë dhe të saktë të kryer nga mjekët. Po kështu është përmirësuar edhe trajtimi kirurgjikal. Ne e dimë tashmë që 7 në 1 mijë lindje janë fëmijë të cilët kanë probleme nga më të lehtat deri më të rëndat në zemër, dhe 80 % e tyre kukojnë trajtim kirurgjikal” ka pohuar Veshti. /Start/
2011-10-18 15:01