Rritja e azilkërkuesve, zile alarmi për Shqipërinë

Shkak i mbërritjes së tij në vendin tonë është shtimi i shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në shtetin belg.
“Çuditërisht numri i kërkesave për azil filloi në muajin gusht, e më pas të shtohej gjatë muajit shtator, kur u regjistruan 44 kërkesa për azil. Ndërsa, muaji tetor na ka vënë para një problemi të madh. Numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor deri ditën e sotme llogaritet në 240 veta. E kam fjalën për personat e moshës madhore, pa përfshirë fëmijët. Në qoftë se ky trend do të vazhdojë me këtë ritëm, mendojmë që ky muaj do të mbyllet me 300-400 azilkërkues nga Shqipëria”, theksoi ai gjatë konferencës për shtyp me kryepolicin shqiptar, Hysni Burgaj.
Ai kërkoi ndjekjen penale për të gjithë ata që organizojnë udhëtimet me qëllim kërkimin e azilit. Sipas tij, 60 % e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës vijnë nga qarku i Shkodrës. “Këta shtetas shqiptarë që vijnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil politik, thjesht janë pre e një mashtrimi, pasi siç na kanë shpjeguar edhe vetë, u kanë thënë që po të shkosh në Belgjikë dhe të kërkosh azil, përfiton shtëpi, punësim, etj”, shtoi ai.
Rosemont tha më tej se çdo kërkesë azili do të trajtohet dhe shqyrtohet në mënyrë jashtëzakonisht shumë të shpejtë nga pikëpamja kohore dhe “sigurisht, për azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria, përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është jo”. Pas kësaj, azilkërkuesit do të largohen shumë shpejtë nga Belgjika me ose pa dëshirë.
"Jam i bindur që këta shtetas që harxhojnë për të ardhur në Belgjikë, paratë, kohën dhe energjitë e tyre për një mundim të kotë dhe pa rezultat, është më e mira t’i shpenzojnë këto në vendin e tyre. Prapa kësaj dukurie ka një organizim, ka persona të cilët i pajisin me dokumente dhe vërtetime false, kundrejt shumave të konsiderueshme parash dhe këta njerëz bien viktimë e mashtrimeve dhe premtimeve të gënjeshtërta”, vijoi zyrtari i lartë i policisë belge.
Sipas tij, në qendrat e azilpritësve në Belgjikë nuk ka më vende dhe shqiptarët që shkojnë atje detyrohen të flenë në qiell të hapur. Arsye kryesore që shqiptarët nga Shkodra kërkojnë azil është fenomeni i gjakmarrjes.
“Për sa i përket gjakmarrjes, ne ndodhemi para faktit që 300-400 shqiptarë kërkojnë azil në Belgjikë duke nxjerrë si arsye fenomenin e gjakmarrjes, të gjithë duke paraqitur të njëjtin vërtetim që është false. Ne shohim shpesh vërtetime me të njëjtën përmbajtje, por vetëm që u ndryshohen emrat, me përkthime të bashkëlidhura në frëngjisht apo holandisht dhe çuditërisht përkthimi ka të njëjtën vulë dhe firmë origjinale të personit që ka lëshuar edhe dokumentin në shqip. Duke pasur parasysh këtë fenomen dhe numrin e madh të këtyre personave, në sytë të gjithë këta shtetas paraqesin dokumente mashtruese”, theksoi Rosemont.
Ndërkohë, në përfundim të kësaj konference, z. Burgaj u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, të që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji për të shkuar dhe kërkuar azil në Belgjikë, pasi veç të tjerash, këtyre personave u mohohet gjithashtu e drejta për të hyrë në zonën Shengen për 5 vjet. /S.Ll/Start/
2011-10-18 15:27