Kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas Luftës së Dytë

Ali Bakiu lindi në vitin 1911 dhe vdiq në vitin 1981 në Tiranë. Në kohën e Zogut u mor me aktivitete tregtare dhe gjatë kësaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit të tij për fotografinë.
Ali Bakia qëndroi për një vit resht në këtë post pra nga viti 1945 deri në vitin 1946. Ne vitin 1945 mbas çlirimit të vendit Bashkia e Tiranës merr formë dhe emërtesa të tjera duke u quajtur Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit. Në këtë Komitet zgjidhej një bord që quhej Këshilli i Komitetit Ekzekutiv dhe prej këtij këshilli dilte një person që quhej Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. Këshilli Popullor mblidhej një herë në muaj.
Për bindjet e tij politike burgoset me 25 vjet. Ai vdiq në 10 maj 1981 në moshën 70 vjeçare. Për këtë arsye, sot u zhvillua një ceremoni përkujtimore, ku merrte pjesë edhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ku ka theksuar se shumë prej akteve dhe mesazheve të Bakiut, janë edhe sot aktuale dhe frymëzuese.
“Në një kohë të vështirë ekonomikisht, të mbartur me probleme të mëdha sociale, ai gjeti forcën dhe kohën të përballej me to, t’i trajtonte problemet e qytetarëve të tij, si të tijat, të trajtonte çdo dhimbje, çdo padrejtësi si një problem akut të tij dhe të jepte vendime maksimale për t’i zgjidhur ato. Në një kohë rendjeje, drejt përfitimeve të reja të politikës dhe luftës për pushtet, ai kishte forcën dhe vizionin të braktiste çdo joshje të tillë dhe të mbetej në thelb, qytetari i parë, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Basha.
Bakiu qëndroi për më shumë se një vit në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai dha dorëheqjen, duke mos u pajtuar me politikën e sistemit të komunist, që nisi të shpronësonte qytetarët e Tiranës. Më tej, ai u persekutua nga regjimi i kohës. /S.Ll/Start/
2011-10-18 15:36