Gjashte grate zbresin nga tarraca e pallatit

Gati 30 orë pandërprerë ka zgjatur protesta e 6 grave të disa familjeve të cilat tërhoqën vëmendjen e opinionit publik duke ngritur shqetësimin e tyre. Prona dhe pretendimet e kundërta me ato të pronarit të një pallati në ndërtim ishte aryeja që shtyu gratë të kërcënonin fillimisht se do të vetëflijoheshin nëse pretendimet e tyre nuk zgjidheshin e ndërsa më pas protesta shëndërrua në ngujim në tarracën e pallatit në ndërtim. Rreth orës 18:15, 6 gratë, të cilat ishin ngujuar që prej mëngjesit të ditës së djeshme në tarracën e katit të dhjetë të pallatit kanë zbritur prej andej, ndërsa në vendngjarje ishin forca të shumta policie dhe ambulanca, të cilat kanë qëndruar përgjatë gjithë kohës në gatishmëri, si edhe familjarët e tyre. Gratë vendosën të ndërpresin protestën e tyre për t’i dhënë një afat pesëditor familjarëve të tyre dhe pronarit të pallatit Namik Pelivani që të gjejnë një zgjidhje për pretendimet e tyre. Kështu banorët pretendojnë se kanë firmosur një kontratë për shembjen e shtëpive të tyre me qëllim përfitimin e më të tepër hapësirave në pallatin e ri që do të ndërtohej, përkatësisht 14 përqind banesave. Kjo kontratë është nënshkruar me një tjetër ndërtues Alket Karemani i cili më pas ia ka kaluar ndërtimin e pallatit për probleme financiare ortakut të tij Namik Pelivani, i cili sipas banorëve fillimisht ka qenë dakord me kushtet e kontratës e më pas vendosi të mos e njohë dokumentin e nënshkruar. Këtu nisi konflikti mes tij dhe familjarëve i cili zgjat prej 3 vitesh dhe arriti kulmin dje kur 6 gra vendosën të ngjiteshin në tarracën e pallatit me probleme siç etiketohet tashmë ndërtesa dhe të kërcënojnë me vetëflijimi, nëse kërkesat e tyre nuk zgjidheshin.