E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamir Mane konsull nderi i Tajlandes

Biznesmeni shqiptar Zamir Mane nga sot do të jetë konsull nderi i Tajlandës, i cili do të kontribuojë në vendosjen e kontaktit të drejtpërdrejtë njerëzor mes dy vendeve, forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve, të cilat rivitalizohen pas 30 vjetësh të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Në ceremoninë e hapjes së konsullatës së nderit të Tajlandës, ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto si edhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.
Mane u shpreh se synimi kryesor i tij është forcimi i bashkëpunimit mes dy popujve.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, teksa shprehu kënqaqësinë për hapjen e kësaj konsullate nderi pas 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve dilomatike mes dy vendeve, garantoi angazhimin dhe vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
“Tajlanda kontribuon në paqen dhe stabilitein në rajon. Ajo është një makinë zhvillimi në vendet aziatike dhe Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e botës së zhvilluar. Do të mësojmë më shumë për kulturat, njerëzit dhe çështjet që mbështesin”-deklaroi Haxhinasto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›