E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 kompani nderkombetare interes per terminalin

Pas projektit të bulevardit të ri të Tiranës nis procesi i jetësimit të një tjetër projekti strategjik të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, ai i terminalit multimodal të pasagjerëve. Në faqen e saj zyrtare, BERZH bën të ditur se Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë mbyllur fazën e parë të pranimit të interësit nga kompanitë ndërkombëtare për të qënë konsulent në studimin e fizibilitetit dhe mbështetjes së procedurave të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerve. Ndërtimi i terminalit do të bëhet në kuadër të partneritetin publik privat mes Bashkisë së Tiranës e cila do të verë në përdorim një sipërfaqe prej 85 000 m2, BERZH dhe investitor privat. 11 kompani të njohura ndërkombëtare kanë shprehur interesa për studimin e fizibilitetit për terminalin multimodal të pasagjerëve në Tiranë. Deri në fund të muajit Prill, Bashkia e Tiranës dhe Berzh do të zgjidhin kompaninë e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit. Në fillim të muajit Maj pritet të nisë punën kompania e përzgjedhur dhe afati i përcaktuar për ta përfunduar studimin është 9 muaj. Buxheti i akorduar nga BERZH për realizmin e këtij studimi është 500 000 euro. Terminali i ri Multimodal do të akomodojë 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë, dhe rreth 350 taksi. Stracioni i trenit do të zhvendoset në terminalin multimodal pasi në një pjesë të trajektoreve së shinave të trenit e cila kalon përmes zonave të banorëra dhe ka shkaktuar mjaft viktima do të shtrihet bulevardi i ri i Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›