Reali shuan ëndrrën qipriote
NICOSIA- Ëndrra e qipriotëve të APOEL-it për të vazhduar me mrekulli në Ligën e Kampionëve, ka marrë fund të martën mbrëma, kur kjo skuadër ka pritur klubin mbretëror, Real Madrid. Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në Nicosia, u mbyll me shifrat 0:3 për ekipin spanjoll.
Francezi Karim Benzema shënoi dy gola, kurse një tjetër braziliani Ricardo Kaka në triumfin e radhës të Realit. Por, fitorja nuk ishte gjithaq e lehtë për madrilenët e Jose Mourinhos. Ekipi qipriot rezistoi deri në minutën e 74-t, kur Benzema shënoi gol me kokë pas harkimit në zonë nga Kaka. Në fakt, vetëm pas inkuadrimit të Kakas dhe brazilianit tjetër, Marcelo, në minutën e 63-të, loja e Realit "u ngjall". Kaka, pos asistimit për Benzeman, shënoi edhe gol në minutën e 82-të, kurse Marcelo asistoi për golin e fundit të shënuar nga Benzema (90').
Reali pati mundësi të kalojë që në pjesën e parë në epërsi, por Mesut Oezil, Benzema e Cristiano Ronaldo shpërdoruan tri raste të mira. Njësoj rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por në këtë periudhë efikasiteti tek ekipi spanjoll nuk mungoi.
Ekipi i APOEL-it nuk pati asnjë rast të hairit në këtë ndeshje. Në fakt, për këtë skuadër kjo që ka bërë këtë sezon është historike. Befasitë e saj ishin të pafundme. Fillimisht shkaktoi befasi kur siguroi fazën grupore, më pas befasoi me kalimin edhe të kësaj faze dhe në fund, me eliminimin që i bëri kampionit të shumëfishtë francez, Lyonit në 1\8 e finales.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të martën mbrëma, Chelsea arriti fitore në Lisbonë, pasi mposhti Benfican vendase (1:0) me golin e realizuar nga Salomon Kalou (75').
Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.
(KohaDitore/BalkanWeb)