E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Klinton: Duam vepra dhe jo fjalë nga Asad

SHBA- Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton vlerëson se veprimet e regjimit sirian janë më të rëndësishme sesa fjalët.

“Është i rëndësishëm hapi fillestar që regjimi i Asadit i ka shkruar OKB-së për ta pranuar planin e Ananit. Megjithatë, më lejoni të them se marrë parasysh të kaluarën e Asadit, me premtime të mëdha dhe pa realizime, përkushtimi i tanishëm duhet të matet me veprime të menjëhershme. Do ta gjykojmë sinqeritetin dhe seriozitetin e Asadit me atë çka bën dhe jo me atë çka thotë”, tha Klinton duke reaguar ndaj lajmit se presidenti sirian Bashar al Asad është pajtuar me planin për paqe të të dërguarit të OKB-së,

Ndihmësit e të dërguarit të OKB-së në Siri, Kofi Anna, konfirmuan marrjen e letrës nga Asadi. Plani bën thirrje për përfundimin e dhunës, qasjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara dhe fillimin e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës.
(el.me/Europa e Lirë/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›