Gjashtë muaj burg djalit, rrihte nënën dhe motrën për tu marrë shtëpinë
—-Nga Arisa Liço—-
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg 38-vjeçarin E.Gaçaj, pasi ushtronte dhunë sistematike mbi nënën dhe të motrën e tij.
Vetëm natën e 16 dhjetorit të vitit të kaluar, e motra dhe nëna e tij kanë bërë kallëzim penal ndaj djalit, i cili kishte qëlluar mbi nënën me grushta dhe shqelma për një kaçavidë.
Nëna e djalit, B.Gaçaj në deklaratën e saj para gjykatës shpjegoi: Ne kemi shumë probleme me djalin. Ditën e ngjarjes në shtepi kemi pasur tension të dobet të energjisë elektrike. Djali mori një eletriçist për të rregulluar tensionin, i cili erdhi dhe më kërkoi një kacavidë. Djali më tha se ti nuk ke punë pasi e kam marrë unë elektriçistin. Në këtë kohë ai më godet me grusht. Vjen çupa për të më tërhequr, të cilën e goditi me shkelm në bark, e kapi prej flokesh dhe më pas për tu mbrojtur u futëm në dhomën tonë. Mbyllëm derën me çelës dhe mora në telefon burrin. Ai më pas e theu deren dhe vazhdoi të na godiste dhe menjeherë sa erdhi burri në shtepi shkuam në polici për të bërë kallzimin.Ne aktualisht nuk flasim me djalin tonë, ai vetëm përplas derën,- ka deklaruar nëna e dhunuar.
Ndërsa burri i gruas së dhunuar, ka shpjeguar se pas arritjes në shtëpi pas telefonatës së gruas, deklaroi: Gruan dhe vajzen time i gjeta të shtrira dhe të skuqura nga pëllëmbat që kishin marrë. Ai kishte thyer derën e dhomës ku po rrinin gruaja dhe vajza ime. Edhe më parë ka pasur kontradita si çdo familje. Ka pas dhunë psikologjike nga djali im. Djali im është i martuar dhe ka një fëmije. Ai rri në një dhomë së bashku me gruan dhe fëmijen e tij, unë në një dhomë tjeter dhe guzhina është e përbashkët. Meqë ai është i martuar me një fëmije unë po e fal për këtë që ka bërë. Këtë e kemi diskutuar me gruan dhe me vajzen pasi me të ne nuk flasim aktualisht,- deklaroi babai.
Ndërsa e motra, ka shkuar edhe më tej duke treguar edhe arsyen e dhunës së vëllait, që sipas saj ka të bëjë me pronën e familjes.
Para kësaj date ai ka ushtuar dhunë fizike si grushta shkelma dhe dhunë psikologjike. Mendoj se shkaku për sherrin është shtëpia për të cilën kur bëhet fjalë për të shitur ai e do të tërën dhe jo ¼ pjesë të saj që i takon…,- tha motra para gjykatës e cila vendosi ta dënojë djalin e dhunshëm me gjashtë muaj burg.