Vazhdojnë sukseset e Abullah Backa në karate, medalje ari në Kosovë (FOTO)
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Sërish vogëlushi nga Elbasani ka bërë krenar jo vetëm trajnerin dhe të atin e tij Mirandi Backa, por gjithë qytetin, ku sëbashku me shokët e tij të Sport Klub Elbasanit, arritën të rrëmbejnë 7 medalje, 1 ari, 5 argjendi dhe 1 bronzi.
Në aktivitetin e zhvilluar në Suharekë të Kosovës, në turneun e dytë ndërkombëtar të karatesë Kupa e Lidhjes së Prizrenit/ Prizren League Open 2013, sportisët elbasanas të Karatesë arritën të triumofojnë përballë shumë kundërshtarëve.
Trajneri i ekipit Mirandi Backa është ndjerë krenar për rezultatin e karateksave që ai stërvit. Në këtë eveniment të Federatës së Karatesë së Kosovës morën pjesë mbi 250 sportistë/e të 20 klubeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia.
Ekipi ynë i “Sport Klub Elbasani-t” u përfaqësua me 7 sportistë dhe fituam 7 medalje; 1 ari, 5 argjendi dhe 1 bronzi. Abdullah Backa (Junior) u shpall finalist i dyfishtë duke fituar 2 medalje; ARI, Kampion në KATA / Demonstrime dhe Argjendi nënkampion në KUMITE. Ndeshje për moshën 10 – 11 vjeçarët në peshën -30 kg.
Kampioni i vetëm i këtij aktiviteti nga Shqipëria Abdullah M.Backa triumfoi bindshëm ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij në disiplinën e Demonstrimeve duke u shpallur kampion mbas ekzekutimit të 4 kata-ve në grupmoshën e tij.
Ai eleminoi në çerek-finale kampionin e Kosovës Melos Gashi-n me rezultatin 4-1 i cili ka fituar edhe medalje Bronzi në Kampionatin Botëror të Shotokanit, ndërsa ndaj kundërshtarëve të tjerë fitoi me rezultatin e pastër 5-0 deri në finale.
Në disiplinën e ndeshjeve në grupmoshën 10-11 vjeç në kategorinë -30 kg Abdullah M.Backa arriti me meritë përsëri deri në finale me 3 ndeshje spektakolare, por në fund arbitrat bënë të tyren duke e shpallur nënkampion”,- tha Mirandi Backa.
Krahas Abdit, nënkampionë u shpallën edhe katër shokët e tij të ekipit në disiplinën e ndeshjeve:
Isuf Bylyku në grupmoshën 10-11 vjeç në kategorinë -34 kg. Xhuljan Hoxha në grupmoshën 10-11 vjeç në kategorinë -38 kg. Eni Bodini në grupmoshën 10-11 vjeç në kategorinë +42 kg Genc Kraja në grupmoshën 12-13 vjeç në kategorinë -56 kg,si dhe Albis Haka fitoi medalje Bronzi në grupmoshën 12-13 vjeç në kategorinë -56 kg duke zhvilluar 2 ndeshje.
Ndërsa sportisti Enea Senja nuk mundi të hynte në zonën e medaljeve. Aktivitetet e rradhës janë ‘Kërçova Open’ në Maqedoni më date 8 Qershor.
Ndërkohë sportistë e vegjël pasi janë kthyer nga Kosova i ka viziatuar kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe kreu i listës së deputeteve për partinë socialiste Ben Blushi.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook Sejdini është shprehur krenar që Elbasani e filloi dhe e kryeson këtë sport. Nje takim mbreslenes me ekipin kampion te karatese. Plot 12 vjet me pare, ne ate kohe isha shef i klubit sportiv Labinoti dhe me ndihmen e kampionit te botes ne karate Enver Cakiqi, ne Shqiperi filloi per here te pare sporti i karatese. Ndjehem krenar qe Elbasani e filloi dhe e kryeson kete sport,- ka thënë Sejdini.