E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet posteri i Dules, PBDNJ: Ndëshkim autorëve

VLORE- Kryetari lokal i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriu në Vlorë, Andrea Qirjo ka denoncuar dje dhunimin e posterit të kryetarit, Vangjel Dule të vendosur në rrugën e “Ujit të ftohtë”. Në poster ishte lyer fytyra e Vangjel Dules dhe ishin vendosur shkronjat PAP.

Qirjo e ka dënuar këtë akt, sipas tij të rëndë, ndërkohë që i ka bërë apel instancave shtetërore për të ndërhyrë që të vendosin përpara drejtësisë
autorët e këtij akti të shëmtuar.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›