E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku ne rezervuarin e Shardushkut, demtime te tjera

Rezervuari i Shardushkut ne komunen Kryevidh te Kavajes, ka pesuar dje demtime te tjera ne digen e tij, ku carja e tokes eshte bere me e dukshme. Autoritete vendore, perfaqesues te Ministrise se Bujqesise, por edhe forca te ushtrise, kane ndihmuar ne shkarkimin e sasise se ujit te mbledhur pas shirave te diteve te fundit. Banoret jane evakuuar menjehere, nderkohe qe nepermjet nje deklarate zyrtare, Ministria e Bujqesise citoi se nuk paraqitet asnje rrezik, per shperthim te diges apo katastrofe ne dy fshatrat Spille dhe Greth. Gjate dites se djeshme eshte punuar per shkarkimin e nje sasie te madhe uji dhe niveli ka zbritur deri ne 2 metra te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›