Gjashtë oferta për Guardiolan

Menaxheri i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola ka pranuar se ka gjashtë oferta në tavolinë. Guardiolas i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka filluar bisedimet me Barcelonën rreth vazhdimit të qëndrimit në Nou Camp.
“Ne kemi marr gjashtë oferta nga klubet e interesuara për Guardiolan” tha Josep Maria Orobitg. Manchester United thuhet se tashmë kanë qenë në kontakt me Orobitg rreth zëvendësimit të Sir Alex Fergusonit pas dy vjetëve.