Noisy vjedh “beat”-a

Reperi kontrovers nga Shqipëria, Noisy, për të cilin kohëve të fundit po përflitet që është edhe gangster, është akuzuar për vjedhje të një kënge nga rap-këngëtari Taulant Rameka, që jeton në Londër dhe njihet me nofkën Rameka.
Në një prononcim për Express Rozë, Taulant Rameka, ka thënë se kënga që ai ka realizuar kohëve të fundit, është e vjedhur prej tij dhe është lansuar para këngës së tij në internet.
“Më parë kam pasur miqësi me këtë reper, por ai ma ka vjedhur instrumentalin tim”, ka thënë ai, për Express Rozë.
Kënga “Telefoni” e Noisy-t është lansuar këto ditë në faqen e internetit në youtube.com dhe ajo është pothuajse e njëjtë me instrumentalin e reperit shkodran.
Ngjashmëria e këngëve:
Kënga e nOizy, "Telefoni"
Instrumentali i Taulant Ramekës