Ina Rama takon Kryeprokurorin Italian

Kryeprokurorja Ina Rama ka ftuar për një vizitë në Tiranë kryeprokurorin e antimafias italiane Piro Grasso, i cili ka ardhur në Shqipëri sëbashku me zv.prokurorin Giovani Mellio. Në takimin që patën Ina rama dhe Piro Grasso, u diskutua për thjeshtëzimin e e shkëmbimit të informacionit në nivele prokurorish, si dhe në eliminimin e procedurave të letër-porosisë. Në takim u diskutua edhe në vendosjve të kontakteve të drejtë-përdrejta , me synim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.