E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi: Nuk ekstardojmë Zylfie dhe Hamdi Haklaj

Zylfie e Hamdi Haklaj nuk do të vijnë në Shqipëri me duart e lidhura me pranga. Prokuroria suedezë ka vendosur të mos ekstradojnë drejt Shqipërisë 45-vjeçaren dhe vëllain e saj 70-vjecar, pasi sipas vleresimit të tyre, në Shqipëri 'nuk mund t'u garantohet siguria'. Zylfie e Hamdi Haklaj u arrestuan në Suedi në zbatim të një urdhërarresti ndërkombëtar. Zylfie Haklaj është dënuar në mungesë me 25 vjet burg për veprat penale të 'vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri'. 45-vjeçarja e njohur ndryshe si "Shota e Tropojës", u arrestua në Suedia në muajin Prill dhe që nga ajo kohë organet shqiptare filluan procedurat për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e saj dhe vuajtjen e dënimit të marrë në kushtet e mugesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›