E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Asnjë ndërprerje energjie për popullatën



Ministri: Situata hidrike, më e mira në 15 vjet

Ministri siguroi se vendi ka 1 miliard kwh energji rezervë

Energjia elektrike për qytetarët shqiptarë nuk do të mungojë për asnjë çast, as gjatë ditëve të festave të fundit vitit por as gjatë gjithë dimrit. Siguria vjen nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, që ka garantuar popullatën se s’do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Shqipëria aktualisht është në një situatë hidrike shumë të mirë, për më tepër që tani kanë nisur dhe reshjet e dëborës që do të thotë se janë rezervë për muajt më vonë. Gjithsesi, aktualisht vendi ynë me gjithë furnizimin pa ndërprerje 24 orë me energji elektrike ka një rezervë energjie prej 1 miliardë kwh. Ministri në daljen e tij të javës para medias, bëri me dije se është dhënë urdhër nga dikasteri i tij për të mos pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ministri Dritan Priti në analizën e tij javore ka bërë me dije se dikasteri që drejton, jep garanci për furnizim me energji të garantuar dhe pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së dimrit.

“Është urdhër i prerë: Asnjë ndërprerje e paparalajmëruar energjie për qytetarët. Edhe nëse ato ndodhin, kjo nuk është për shkak të mungesës së energjisë, por riparimeve apo ngarkesave të ndryshme në rrjet”, - ka pohuar ai. Më pas, Prifti tha se aktualisht ka më shumë se 1 miliard kilovat/orë energji rezervë në vend dhe do të ketë furnizim me energji pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së dimrit. “Rezervat energjitike i kemi aq sa nuk i kemi pasur në këto 10-15 vitet e fundit. Kemi 1 miliard kwh energji rezervë”, - siguroi Prifti. Sipas tij reshjet e nisura në zonat veriore janë një rezervë për më vonë. “Tani që ka nisur edhe dëbora, ajo përbën një rezervë të mirë”, - tha Prifti. Ministri ka garantuar se nuk do të ketë ndërprerje, por në raste te defekteve është urdhëruar të riparohen në kohë, për të mos lënë konsumatorët pa energji. Lidhur me ndërprerjet e fundit në zonën e Komanit, ai ka bërë me dijeni se kjo ka ndodhur pasi atje po kryhen disa punime për linjat e Malit të Zi dhe prandaj kjo gjë ka ndodhur. “Është duke u ndërtuar një linjë e re transmetimi me Malin e Zi, një investim i madh nga ne dhe ndaj po stakohet energjia elektrike dhe këto nuk janë për shkak të mungesës së saj, por për shkak të sigurisë që duhet krijuar gjatë punimeve, ndërkohë që punojnë punëtorët”, - tha Prifti.

Nga ana tjetër, ministri garantoi se përkeqësimi i motit dhe reshjet e dëborës mund të krijojnë defekte të rënda dhe për pasojë ndërprerjen me energji, sidomos të zonave të thella. Lidhur me këtë problem ai tha se dikasteri i tij, OST, OSSH dhe KESH do të jenë në gatishmëri për riparimin e defekteve që mund të krijohen në zonat veriore të vendit për shkak të shtimit të reshjeve. “OSSH, OST dhe KESH kanë lëshuar urdhra të rëndësishëm, kanë shpërndarë disa qindra milionë lekë pranë filialeve në pikat veri dhe verilindore në

Investimet turke në Shqipëri, rreth 1 miliard dollarë

Në vazhdën e aktiviteteve për mbështetjen dhe nxitjen e biznesit me qëllim rritjen e investimeve, u zhvillua sot forumi i biznesit shqiptaro-turk në praninë e krerëve të dy shteteve, atij shqiptar dhe turk, dhe disa dhjetëra sipërmarrësish nga të dyja vendet.

Pasi paraqiti një tablo të zhvillimit ekonomik të vendit, z. Prifti vlerësoi se investimet turke në Shqipëri janë shumëfishuar për një kohë të shkurtër, ndërsa bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik ka njohur rritje të ndjeshme. “Nëse pesë vjet më parë investimet turke ishin rreth 45 milionë dollarë, sot ato llogariten në rreth 1 miliard dollarë, ndërsa vëllimi tregtar Shqipëri -Turqi kap shifrën e 350 milionë dollarëve”, - theksoi ai.

Në të njëjtën kohë që vendet e zhvilluara po përjetojnë ndjeshëm efektet e krizës ekonomike botërore, Shqipëria është kthyer në një vend tepër tërheqës për investitorët e huaj sidomos në sektorin e energjisë, minierave, hidrokarbureve, ndërtimit, turizmit etj., bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në burimet e shumta natyrore që zotëron. Aktualisht në vendin tonë veprojnë kompani të mëdha dhe tepër serioze turke në fusha të tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar, minierat etj. “Vlen për t’u falënderuar edhe kontributi i partnerëve turq të biznesit në fushën e arsimit”, - përmendi ministri Prifti. “Në këtë drejtim, Shqipëria dhe Turqia, dy vende ballkanike të kategorizuara si vende dashamirëse dhe mikpritëse të njëra-tjetrës, do të zgjerojnë akoma më tej bashkëpunimin dypalësh”, - tha Z. Prifti. Në praninë e krerëve të dy shteteve, atij shqiptar dhe turk, z. Prifti teksa theksoi frymën e mirë të bashkëpunimit të deritanishëm në sferën tregtare mes dy vendeve, ftoi biznesmenët turq që të vijojnë me investimet e tyre në Shqipëri.

Ai u garantoi atyre mbështetje maksimale për sa i përket uljes së pengesave administrative, duke ofruar edhe një klimë biznesi tepër të favorshme në krahasim me vende të tjera të rajonit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›