E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Deputetët, në konflikt interesi

Hapja e kutive

Parlamenti nuk duhet të hetojë zgjidhje përmes hapjes së kutive të votimit. Sipas juristit të njohur, çlirim Gjata, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtimi nga deputetët e materialit zgjedhor, apo e fletëve të votimit përbën një konflikt të pastër interesi. “Natyrisht Parlamenti mund të miratojë ligj edhe rikthimin e dënimit me vdekje, por duhet të kuptojmë se ka Kushtetutë. Hapja e kutive të materialit zgjedhor, apo edhe e atyre të fletëve të votimit, nga ana e deputetëve, përveçse vijnë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën për ato arsye që janë thënë, përfaqëson një veprim që hyn në kushte të pastra të konfliktit të interesit. Unë e kam thënë dhe e ripërsëris, gjykata është ajo që duhet të shprehej për këtë gjë”, deklaroi Gjata. Ai i ka shtuar kështu arsyeve ligjore, që flasin kundër formulimeve të opozitës, edhe një argument tjetër që dëshmon për kompleksitetin e situatës, që po e lë pushtetin gjyqësor si periferi të fushës politike.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›