Berisha Turizmi dhe energjetika sektore ku mund te investohet shume
Kryeministri Berisha, i cili sot paradite mori pjesë në Forumin e Crans Montana-s për Azerbajxhanin, në Bruksel, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Berisha shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe për zhvillimet pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.
Kryeministri theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, në të gjitha fushat me interes reciprok.
Ai u shpreh se investimet azere janë mirëpritura dhe nënvizoi sektorët që janë me interes për këto investime, si energjetika, turizmi etj.
Nga ana e tij, Aliyev shprehu gjithashtu kënaqësinë për zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështeti fuqimisht zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Presidenti gjithashtu, shprehu interesin për të eksploruar fushat me interes për investimet e Azerbajxhanit në Shqipëri dhe shprehu gatishmërinë për të dërguar një mision të posaçëm për këtë qëllim.
Në takim, u diskutua edhe për zhvillimet në lidhje me gazsjellësin TransAdriatik, ku të dyja palët mbështetën zhvillimin e këtij projekti si një projekt me interes jo vetëm reciprok, por edhe ndërkombëtar.
Kryeministri e ftoi presidentin Aliyev të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u prit me kënaqësi nga Presidenti Aliyev, i cili, nga ana e tij, ftoi kryeministrin Berisha në Azerbajxhan.
Të dy bashkëbiseduesit, theksuan se vizitat reciproke do të jenë një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.