Gjata Reforma zgjedhore jo peng i zgjedhjes se Presidentit
Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë peng i procesit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Ky është opinioni i ekspertit të legjislacionit zgjedhor, Çlirim Gjata. Sipas tij, nëse klasa politike ka vullnet për të përmbyllur ndryshimet në Kodin Zgjedhor, atëherë mund të arrihet Brenda natës. Por, rishikimi i ligjit përkatës nuk duhet të jetë peng i garës presidenciale.
Për zotin Gjata, rekomandimi i ODIHR për mospalikimin e teknologjisë në zgjedhje, erdhi si rrufe në qiell të hapur, pasi e gjithë klasa politike kishte duartrokitur dakordësinë e numërimit elektronik në komisionin e reformës zgjedhore.
Eksperti i legjislacionit zgjedhor, përsa i takon riformatimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mendon se komisioni i reformës zgjedhore, duhet të përqendrohet jo në formulën e këtij institucioni, por në rishikimin e të gjithë sistemit. Sipas Gjatës, edhe nëse do të arrihet riformatimi i KQZ-së, kjo nuk do të thotë se subjektet politike nuk do të kontestojnë KQZ-në.