Prifti per presidentin Duhet nje personalitet qe te votohet me konsensus
Deputeti Dritan Prifti, ka deklaruar në një intervistë televizive, se për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nevojitet një personalitet, që të votohet me konsensus. Ai është shprehur se pozicioni i tij do të varet nga kandidati. Prifti u shpreh hapur se nuk e ka problem të jetë vota e 71 e Partisë Demokratike nëse kandidati garanton pavarësinë e institucioneve. “Nëse do të jetë e nevojshme s’kam komplekse, do votoj kandidatin më të mirë”, tha ai.
Ligjvënësi Prifti ka rrëfyer se në prag të zgjedhjes së Presidentit, është duke u përgatitur një skenar, që synon rrëzimin e qeverisë Berisha. Sipas tij, opozita po përgatitet për të kërkuar një mocion kundër kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se ka filluar të bëhet lobing në Parlament, për këtë qëllim, por nuk është në dijeni nëse Lëvizja Socialiste për Integrim, është pjesë e këtij skenari.