Parandalohet grabitja me armë e një argjendarie

Argjendari, foto arkiv
Një grabitje me armë ka arritur të parandalohet në një argjendari në rrugën e Durrësit në kryeqytet.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se argjendari sapo ka parë grabitësin ka ndezur sinjalin e alarmit, ndërsa punonjësit e policisë private janë vënë në lëvizje.
Grabitësi sapo ka parë punonjësit e policisë dhe rënien e sinjalit, është larguar, duke mos shkaktuar asnjë dëm material apo të lënduar.
Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. /E.L/