E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aksidentalisht në punë 61-vjeçari

Ambulanca / foto arkiv

Një shpërthim dinamiti në guroren ku punonte i ka marrë jetën një 61-vjeçari mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symizë të Korçës, ku 61-vjeçari Maksim Kodra, nga fshati Kolanec, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit aksidental të eksplozivit.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›