E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wammen Marreveshja e nentorit te mbyllet para 24 majit

Në një konferencë të përbashkët për mediat minsitri i jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ministri danez për Evropën Nicolai Wammen theksuan rëndësinë që ka përfundimi i marrëveshjes së nëntorit para procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Marrëveshja e nëntorit duhet të përfundojë para datës 24”- deklaroi Wammen, ndërsa ministri Haxhinasto tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet që ky proces të përfundojë me sukses.

Duke e vlerësuar konstruktiv takimin me Haxhinaston përfaqësuesi i Danimarkës, e cila ka edhe presidencën e radhës të BE-së, Wammen tha se dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Shqipëria po bën përparim të vërtetë, kemi fakte inkurajuese megjithatë mbetet ende shumë për të bërë’- theksoi përfaqësuesi danez.

Ai e cilësoi procesin e zgjedhjes së presidentit si një test të rëndësishëm për zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa apeloi për përfundimin e reformave para datës 24 maj, kur pritet të nisë procesi për presidentin.
Nga ana e tij Haxhinasto deklaroi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për integrimin, por ka disa detyura që mbeten për t’u kurorëzuar si reforma zgjedhore dhe ajo parlamenatre, ndërsa ndanë të njëjtin mednin se marrja e statusit kandidat bazohet tërësisht në meritë.

Ndërkaq gjatë konferencës për mediat përfaqësuesi danez u ndal edhe në rëndësinë që ka pavërsia e gjyqësorit.

“Shqipëria të kuptojë që nuk duhet asnjë ndërhyrje politike në punën e gjyqësorit dhe policisë”- tha Wammen, ndërsa vlerësoi maksimalisht rolin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›