Gjatë 2008-s, u vetëhelmuan 120 persona
07/01/2009 Fier, statistika të frikshme
FIER- Statistika të frikshme të personave të vetësakrifikuar me fostoksinë në qarkun e Fierit. Rreth 120 persona janë vetëhelmuar gjatë vitit 2008. Sipas të dhënave nga policia, personat që i kanë dhënë fund jetës gjatë vitit 2008 krahasuar me një vit më parë përbëjnë një numër më të madh. Ndërkohë të tjerët që kanë tentuar dhe më pas nuk i kanë shpëtuar vdekjes përgjatë vitit 2008 kanë qenë më shumë se 120 raste tentativash, ndërsa persona që kanë vdekur më shumë se 35. Nga këta të vetëhelmuar me fostoksinë janë 25 persona, ndërsa të vetëhelmuar me rugor dhe pesticide bujqësore janë më shumë se 45 ku 12 prej tyre kanë humbur jetën. Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja, gjatë vitit 2008 numri i rasteve të vetëhelmimeve ka qenë tepër i madh ose rreth 20% më shumë në krahasim me një vit më parë. “Numrin më të madh të të vetëhelmuarve në qarkun Fier, ka thënë mjeku toksikolog Kilo Stoja, e kanë zënë rastet e vetëhelmimit me fostoksinë, ndërsa një numër i konsiderueshëm kanë qenë dhe helmimet me medikamente bujqësore dhe pesticide. Numri i saktë i vetëhelmuarve gjatë vitit 2008 ka qenë rreth 120 persona, ku numrin më të madhe e zënë helmimet me medikamente, pastaj me rugor dhe në fund me fostoksinë. Shkaqet e helmimit me fostoksinë dhe medikamente bujqësore janë nga më të ndryshmet që nga grindjet familjare, e deri ato më banale. Pjesa dërmuese e personave me fostoksinë ose medikamente bujqësore janë të moshës së re 15-20 vjeç, por nuk mungojnë edhe rastet e vetëhelmimeve të moshave të treta. Shkaku kryesor i vetëhelmimit tek moshat e dyta janë ato ekonomike. Ky është një problem madhor që duhet të shqetësojë mbarë opinionin në radhë të parë shoqatat joqeveritare, pushtetin vendor dhe organet e rendit të cilët duhet të marrin masa për moslejimin e tregtimit të fostoksinës dhe medikamenteve bujqësore vend e pa vend”, thotë mjeku. Ndërhyrja për eliminimin ose minimizimin e këtyre rasteve duket se është imediate duhet të jetë e menjëhershme, pasi sakrifikimi me elemente toksikë po kthehet në një fenomen tepër të rëndë shqiptar.