Eagle Mobile përzgjedh 2 369 fitues të fushatës së dhjetorit
07/01/2009 Dhuratat do të shpërndahen gjatë muajit janar
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, përzgjodhi 2369 fituesit e fushatës së muajit dhjetor. Fituesit u shpallën në një ceremoni në disa kanale televizive në praninë e noteres. Mes tyre ishin fitues 2009 abonentë riniring, që fituan nga 100 mesazhe të shkurtra falas, të cilat do të përdoren nga data 1 deri më 31 janar brenda grupit riniring. Nga ana tjetër, 100 abonentë riniring fituan nga një lap top bashkë me modemin dhe një vit internet falas. Gjithashtu, 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular. Dhuratat do të shpërndahen gjatë muajit janar për të gjithë fituesit. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga Eagle Mobile nëpërmjet pajisjes modemit kudo ku ndodhen në Shqipëri. Kompania tashmë mbulon 97% të popullsisë dhe 90,7% të territorit të vendit. Eagle Mobile ka numëruar rreth 250 mijë abonentë në përmbyllje të vitit 2008. Kompania tashmë synon shtimin e kësaj familjeje të madhe gjatë vitit 2009, falë edhe interesit dhe mbështetjes që ka ardhur nga opinioni publik shqiptar. Eagle Mobile gjatë fundit të vitit ka organizuar një sërë veprimtarish në fushën e përgjegjshmërisë sociale. Eagle ndërmori nismën “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë” duke synuar sensibilizimin e kësaj pjese të shoqërisë në ndihmë të atyre që kanë nevojë më shumë se kushdo për ngrohtësinë prindërore.