Janari pa premiera
07/01/2009 Shfaqja e parë e 2009-s në shkurt. Janari me shfaqje repertori dhe mungesa e kalendarit artistik
Pa dyshim “sukses”! Produksione të pëlqyera nga publiku, arritje, ngjitje në skenë nga dramaturgjia më e mirë dhe individualitete artistike. Me këtë gjuhë e kanë komentuar mbylljen e 2008-s drejtuesit e Teatrit Kombëtar.
Siç është bërë zakon tashmë, nëpër konferenca shtypi flitet thuajse vetëm për arritjet, për atë që “më së miri” i ofrohet publikut e kështu me radhë. Ato që nuk janë bërë, çfarë kanë ngelur vetëm tentativa apo ngjitje të dështuara në skenë nuk zënë vend në gjuhën e komunikimit institucional të Teatrit dhe simotrave e sivëllezërve të tij në hapësirën shqiptare.
Përveçse atëherë kur theksohet se ka qenë një periudhë “e zezë”, pa investime, pa përkrahje shtetërore financiare e kështu me radhë (pikë, që për hir të së vërtetës gjithashtu lë për të dëshiruar e qëndron në një pjesë të mirë të rasteve).
E si për ironi, ndërsa flasin për “objektivat dhe detyrat” që mbyllën me sukses gjatë 2008-s, asnjë prej institucioneve nuk ofron konkretisht kalendarin artistik për 2009-n.
Në konferencën për shtyp të mbajtur dje në Teatrin Kombëtar, “u shfrytëzua” rasti i prezantimit të premierës së re “Filumena Marturano” për reklamimin e radhës. Thuajse të gjithë emrat e stafit “të suksesshëm” që ngjitën në skenë gjatë 2008-s “Pamje nga ura” (shfaqja më e suksesshme e viteve të fundit, sipas drejtorit të TK-së) ishin përzgjedhur për veprën më të re teatrore, që mendohet të vijë në skenë në muajin shkurt.
“Vlerësojmë se gjatë vitit 2008 Teatri Kombëtar ka qenë institucion promotor i lëvizjes teatrore në Shqipëri. Teatri Kombëtar është kthyer në vendin ku jo vetëm revokohet tradita e pasur teatrore, por edhe vihen në skenë vepra të cilat sjellin për shikuesin vlerat më të mira të dramaturgjisë botërore, por edhe tendencat dhe rrymat bashkëkohore. Politika e repertorit këtë vit ka reflektuar shigjetime të një kërkimi artistik të veçantë, duke hulumtuar thellësisht në dramaturgjinë më të mirë botërore”, - u tha veç të tjerave në komunikatën për shtyp.
Me të njëjtën gjuhë janë deklaruar edhe numri i shfaqjeve teatrore (112 shfaqje: 81 të tilla në Teatrin Kombëtar dhe 11 në teatro bashkiake dhe festivale, duke u shtuar këtyre dhe 31 bashkëpunime me kompani private), pjesëmarrjet në festivale, biletat e shitura gjatë një viti (17042 bileta), numri i spektatorëve (rreth 35 000 shikues) etj.
Një nga pikat më të rëndësishme për vitin që lamë pas, sipas drejtorit të TK-së Kristaq Skrami, ka qenë vendosja e marrëdhënieve dhe nisja e procedurave për t’u futur “në një nga forumet më të rëndësishme të teatrit evropian, sikurse është ETC-u (Kongresi i Teatrit Evropian) në Sent-Etien”, organizëm i mbështetur dhe financuar nga Komuniteti Evropian dhe që përfshin në vetvete teatrot evropiane shtetërore, sikurse është teatri i Brukselit, Due Parma, Vjenës, Jorkshairit - Britani, Edinburg - Skoci, Dresden, Hamburg - Gjermani, Helsinkit etj. Memorandumi i bashkëveprimit të teatrove mbarëkombëtare në kuadrin e intensifikimit të marrëdhënieve midis tri institucioneve më me zë të teatrit mbarëkombëtar shqiptar, i cili pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji, është gjithashtu një nga gjërat për të cilën ia vlen të flitet, sipas Skramit. Ky memorandum i hartuar mes tri institucione: TK- Tiranë, TK - Shkup dhe TK - Prishtinë, ka në themel të tij “promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare përmes teatrit”, që paramendon shkëmbim shfaqjesh dhe bashkëprodhime premierash në tri kryeqytetet.
PREMIERAT E 2008-s
“Franku V” - Fridrih Durrenmatt, regjisor Arben Kumbaro
“Alegreto Albania” - Stefan Çapaliku, regjisor Altin Basha
“Trojanet” - Euripidi, regjisor Vangelis Theodhoropulos
“Fishkëllimë në errësirë” - Tom Mërfi, regjisor Sprio Duni