E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate 2010-s ne Fier jane regjistruar 12 000 persona te papune

FIER - Mbi 12 mije te papune numerohen per vitin e kaluar ne qarkun e Fierit. Kjo shifer eshte bere publike nga kreu i Zyres Rajonale se Punes Fier Kristaq Lena gjate analizes vjetore te vitit 2010. Lena u shpreh se pavaresisht veshtiresive te gjetjes se tregut te punes pershtatjes se kerkeses me oferten reformave te shumta te ndermarra kryesisht ne sektorin e naftes ku kane ngelur shume te papune te deklaruar numri i papunesise eshte ulur me rreth 2000 te papune per vitin 2010.

Kjo shifer papunesie ka nje shtrirje ne te tre rrethet Fier Lushnje dhe Mallakaster dhe duhet theksuar se pavaresisht veshtiresive ne gjetjen e hapesirave te punesimit shohim se kemi per vitin 2010 rreth 2000 te papune me pak se nje vit me pare. Ajo qe vihet re kete vit eshte nje barazim i te papuneve te regjistruar ne baze gjinie. Nese ne numrin total specific te te papuneve jane regjistruar per vitin 2010 saktesisht 12 131 nga keta 8 503 jane femra.

Pavaresisht ketyre shifrave pjesa me e madhe e papunesise vazhdon te jete e paregjistruar dhe qe vijojne punesimin e tyre ne treg te zi. Nga ana e Lenes nuk u tha asgje lidhur me lidhjen mes se te ashtuquajtures ulje te papunesise dhe rritjes se deklarimit te punonjesve nga ana e punedhenesve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›