E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë 25 viteve xhiroi fëmijët duke u lëshuar nëpër shkallë

Secila familje ka ritualet e veta kur bëhet fjalë për shënimin e festave fetare, të cilat në momentin e caktuar duket se janë të mundimshme, por me kalimin e viteve bëhen magjike.

Shkrimtari Nick Confalone montoi një video shtëpiake, prej xhirimeve të cilat babai i tij i kishte bërë çdo Krishtlindje, gjatë 25 viteve të fundit.

Në videon e postuar në YouTube, shihen ndryshimet në jetën e familjes. Filmi fillon më 1985 dhe paraqet dy fëmijë duke u lëshuar nga shkallët me pizhame, për të parë se çfarë dhurata u kishte lënë Babadimri nën pemën e Krishtlindjeve.

Me vite, stili i jetës së tyre ndryshon, por edhe entuziazmi i fëmijëve, derisa babai i tyre i xhiron.

Deri më 1991, pjesë e familjes ishte edhe një kafshë shtëpiake, ndërsa në njërën prej skenave të fundit, pjesë e traditës u bë edhe i dashuri i vajzës.

“Çdo vit, gati tërë jetën, babai më xhiroi mua dhe motrën derisa zbrisnim nga shkallët në mëngjesin e Krishtlindjeve. Si tinejxherë, me zor e pranonim këtë traditë të babait tonë, por kur u rritëm e kuptuam se kemi qenë pjesë e një gjëje të veçantë. Mund të them, magjike”, sqaron Confalone.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›