E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: NJI KUSHTRIM PËR KULTURË

Anton Harapi

… Kur ta bajmë shqiptarin t’aftë qi vetë ta kërkojë, vetë ta gjejë dhe vetë ta shfaqë të vërtetën, kemi ba shkencëtarin; kur ta bajmë të zotin qi ai vetë t’i vendojë parimet e drejta të jetës dhe këtyne t’u rrijë me dijtë ç’me dijtë, e kemi çue shqiptarin në kulmin e mirësisë: kemi ba fatosin, qi me fuqinë e vullnesës përfton vepra morale të rendit botnuer. Tue ia mprehë shqiptarit ndjesitë, e bajmë të mrrijë me ndie në shpirt shfaqjet e së vërtetës dhe të mirësisë, atëherë ai i përket, tërhiqet, rrëmbehet, atëherë shpirti i tij jipet, përpiqet, aj nuk pushon derisa të gjej format e mjaftueshme për t’i shprehë ato madhni, ato ideale fisnike për të cilat rron. Dhe ja kemi ba artistin….

Lmashku i hiperkulturës në Shqypni

Të huejët per ne e na per vedi bindena, se si në pak kohë kemi mrrijtë, jo vetun me pa e me njoftë nevojen e gjytetnimit; por edhe me gjetë mndyren, se si me e fitue, e me e zgjedhë mjetet, qi pershtaten ma fort gjendjes së ligshtë të shqyptarit.

Ky hap kaq i guxueshem do të na epte shkas të gjithve m’u krenue, mos t’ishte në setcillin ideja zotnuese, qi do me dalë në pah e s’len të shtrohet aq letas prej tjerve. Kjo asht ideja, qi, pshtetë n’arsye , ep të drejtë me jau ba kritiken tjerve e me pvetë e me kerkue n’emen të dijes psehin e seceilles veper, qi asht në të perpjekun me të mirë të perbashktë.

Shqyptari në punë të kulturës ka synin e madh. Etshem per sa qindvjeta me thithë njoftimet e dijes së njimendtë, tuj e pa vendin teper mas tjerësh, do në pak kohë me perftue në vend të vet shka kje perftue nder shtete të mdha mbrenda qinda e qinda vjetsh e m’u ba baras me ta, pa shikjue zhvillimin e mentalitetit të popujve e të breznive, pa peshue rasat e shkaqet psikologike të ndrrimeve të ndryshme, pa çmue randsin, qi kan doket e nji populli; por “ kashata e madhe të xen fytin”, thotë një fjalë e moçme, e, per mos me na kja puna në dorë, do “ matë hapi sa të jet vrapi”.

Ky entuzjazem. Aqë i nevojshem per nji popull, qi nisë me i çilë syt kahë kultura, kishte me i ndrrue ftyrë vendit; po t’ishin punëtorët nierz pernjimend të zotit, qi me auktoritet të vetin të perpajnojn ide të shndoshta, projekte të peshueme, mendime e drejtime në çdo degë e per çdo degë e per çdo nevojë. Kta po, se kishin me i a njitë krahin atdheut e kishin me e çue ne nji shkallë të lumnueshme kulture; por mjerisht ksi nierzsh zheni mungojn, e, në kje se gjindet kush ne Shqypni, qi pernjimend me nji vullndesë të fortë, me nji ideal të lumnueshem para sysh, mundohet per të mirë e të marë t’atdheut, tuj ba edhe vedin flije, asht fare i izoluem per kahë ndima morale e per kahë ndima materjale, e mejetet, qi mundet me pasë per dore, jan aq pak e të pafuqi, sa mos me kenë i zoti me luejtë nji rrol të madh n’edukatë kulturale të popullit, e gadi as mos m’u njehë porsi puntuer e porsi aj qi nzitë kahë perparimi mentalitetin e popullit.

Ata qi duken, se veprojn sot në mndyrë aktive per kulturë të popullit, janë ata qi veprojn per interesë; por dihet fort mirë se shka bahet per inetresë, nuk bahet per ideal e prandej nuk mundet me pasë efekt të mirë e të qindruseshem. Levertija sot zotnon mi botë e asht aq e fuqishme, sa me shkimë ndiesit ma bujaret, sa me ndryshë mendimete mara, sa me pengue çdo ideal a plan veprimi. Vjen prej vedi se kultura, qi kerkohet m’u dhanë per inetresë,s’ka temel të qindrueshem, s’njet, s’asht në nji fjalë, e njimendtë, pse kultura e gjytetnimi do të fillojë prej zemre, tuj perftue nji karakter të shndoshtë e tuj drejtue mas arsyes ndiesit e të prirunat; me sa kultura me inetresë, tuj kenë faret materjale, s’ka tjeter lamë veprimi veçse ndiesit, perjashtue prej çdo parimit edukues, prandej edhe mjetet per me i njallë e me i pertri kto ndiesi janë shi njato, qi ka trishue nierzimi njat herë, kur, mrrijtë në kulm të gjytetnimit, nisi me e efeminixue natyren e vet, tuj kerkue andje të rea, krejt njashtu si Kserksi i Persis, per të cillin diftohet, se merzitë prej pasunive e të mirave qi e rrethoshin, paguete mirë njata qi mrrijshin me i gjetë ndoi mjet të ri gzimit.

Sikurse mendja e nierit asht e kufizueme, njashtu edhe kultura, qi rriesh prej soje, i ka kufit e vet, në mndyrë qi po duel jashta rrethit të vet, jashta arsyeje, degeneron e nuk asht ma per zhvillim të popujve, por per të sosun të tyne; pse aty ku nisin andet e epshit, pran arsyetimi, e ku s’ushqehet mendja, s’ka perparim as gjytetnim të njimendtë, e deri mjetet e ndershme e bujare të kulturës, marrin nji rrymë të damshme, deri hartet, qi janë shiji ma i pari e ma i sugurti i gjutetnimit e parqesin shka ndien e provon zemra e nierit e drejtueme mas arsyes në kerkim të bukuris e të së vertetës, deri ato janë per poshtnim të natyrës e të mendes së nierit…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›