Çbëhet kështu? TV Klan-in e kap tërbimi nga një foto e Man Ray-it
Sot, TV Klani kish zgjedhur për lajm të parë (vini re: lajm të parë) në edicionin e mbrëmjes (vini re: në edicionin e mbrëmjes) një kartolinë që Edi Rama e ka publikuar në blogun e vet. Lexojeni tekstin e lajmit, të cilin po ua përcjellim të plotë: Edi Rama ka zgjedhur këtë portret të pazakontë për të uruar festat e Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur kreu i PS-së ka dërguar kartolina për të uruar miqtë, personalitetet, kolegët, gazetarët apo edhe qytetarët, këtë fundviti ai ka publikuar edhe në blogun e tij në internet këtë kartolinë. Portreti Le Violon dIngres është vepër artistike e Man Ray-it, e realizuar në vitin 1924 dhe ka qenë revolucion për atë kohë. Nuk ka asnjë sqarim përse Rama ka zgjedhur pikërisht këtë vepër nudo, për të uruar këdo që klikon tek blogu, edirama.al. Çfarë paraqitet në portret nuk duket se ka asnjë pikë të përbashkët me një urim të festave të fundvitit. Babagjyshi i Vitit të Ri, pema e Krishtlindjeve është zëvendësuar me këtë portret.
Ky lajm u shoqërua me intervista qytetarësh që e denonconin gjestin e Edi Ramës dhe shprehnin indinjatën.
Janë çmendur këta njerëz? Jo, janë talebanë e shkuar talebanësh. Janë ende në mesjetë.
M.N.
respublica.al